
Pas shumë javësh spekulime në rrjetet sociale për shëndetin dhe mirëqenien e saj, Kate Middleton, Princesha e Uellsit dhe mbretëresha e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar, ka thënë përmes një video-mesazhi të premten se i është nënshtruar kimioterapisë për kancer, pas një operimi që ka pasur në bark.
Lidhur me këtë fakt, numerologu Jofiel Koço, në një komunikim për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, pretendon se dalja e Kate për të njoftuar publikun me të njëjtën bluzë të para 7 vitesh, ka të bëj me një kod, që tregon një tjetër lokalitet të dyshuar se ku ndodhet ajo.
E kam parë videon por jo vetëm deklarata ose pamja e saj është e sotme, nuk është e shumë viteve më parë, por bluza që ajo ka përdorur është një lloj kodi.
Vetëm një pjesë e ngushtë e njerëzve në botë e kuptojnë dot, nuk mund ta them dot, por ajo ndodhet në një lokalitet që nuk është në Angli.
Pra bluza e saj është një lloj pozicion i vendit ku ajo ndodhet, ndoshta trajtohet atje, ndoshta ka diçka tjetër, por që ndodhet në një lokalitet, që një rreth i ngushtë i njerëzve, elita botërore duke parë bluzën e kupton, kurse popullata e shikon por nuk e kupton, është mesazh ajo bluza me ato vija. Nuk dua që të them gjëra të pavërtetuara pro pavarësisht se ajo është një mesazh për ata që e kuptojnë.
Numerologu Jofiel Koço, hedh hipoteza edhe të një fakti tjetër, sipas të cilit, ajo nuk është e sëmurë, por pas kësaj fshihen dyshime për tradhti bashkëshortore.
E dyta, unë nuk e besoj e ajo është ë sëmurë më kancer. Unë besoj se sëmundja nuk ka pse të krijoj traumë, do behej njoftimi zyrtar, do bëheshin protokollare, e pashë që ka kaluar një traumë, por trauma vjen nga tradhtia bashkëshortore, të cilën duke gjykuar nga Kate, duke gjykuar nga horoskopi i saj, duke gjykuar nga karta e saj e lindjes, ajo ka një ego që e ka të vështirë ta përballojë këtë godite.
E kuptoj nga mënyra e të folurit dhe nga sytë. Sytë tregojnë se ajo para pak, ka qarë shumë, e dytë, unë besoj në një tjetër intrigë.
Një person mund të sëmurët, qoftë edhe me kancer, dhe ka një protokoll monarkike të cilat njoftimi do bëhej, nuk do nxirrej Kate, kanë shkuar shumë specialistë në spital për të parë, gazetarët hetues, nëse ajo është shtura në spital dhe më duket se rezulton se nuk ka pasur asnjë perosn me emër si ajo.



