Pas daljes nga SPAK, Monika Kryemadhi bëri me dije se ishte thirrur si një nga kallëzueset kryesore të inceneratorit të Elbasanit.
Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se ajo paraqiti sot prova të reja për mashtrim dhe vjedhje parash për inceneratorin.
Sot jam thirrur si një nga kallëzueset kryesore të Inceneratorit të Elbasanit për të vazhduar dhe verifikuar dokumentacion dhe për të shtuar prova të tjera. Gjeja më e rëndësishme është që një nga arsyet kryesore në të cilat ky proces, i verifikimit të dosjeve të inceneratorëve, nuk është thjeshtë çështja e një individi por sistemit që ka funksionuar në administrim dhe grabitjen e parave. Sot prova për mashtrim dhe vjedhje parash me inceneratorin e Elbasan.



