Urdhri i Farmacistëve Shqiptarë, me anë të një shënimi në rrjetin social, ka lajmëruar se një anëtarë i stafit është prekur me koronavirus. Si rrjedhojë, ata kanë marrë masat dhe shkruajnë se nesër zyrat nuk do të hapen, por do të qëndrojnë të mbyllura deri në një moment të dytë. Gjatë kësaj periudhe të gjitha shërbimet do të kryhen online.
“Të nderuar kolegë,
Ju bëjmë me dije se një nga anëtarët e stafit tonē, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Në zbatim të protokollit të miratuar dhe në pritje të kryerjes sē testimit për të gjithë stafin, zyrat do qëndrojnë tē mbyllura deri në një njoftim të dytë. Të gjitha shërbimet e mundshme do kryhen online.
Duke ju kërkuar të vazhdoni të respektoni maksimalisht masat për parandalimin e përhapjes së COVID - 19, në mbrojtje të shëndetit tuaj, familjarëve dhe popullatës që i shërbeni, ju urojmë të gjithëve punë të mbarë!”-shkruan në ‘facebook’ Urdhri i Farmacistëve Shqiptar.



