Gazetari Sokol Bregu i ftuar në emisionin Stay Tuned ka folur për eksperienën e tij në MCN TV ku u shpreh se është pritur shumë mirë dhe se i kanë dhënë stafin e tyre më të mirë, më aktual me të cilët punon. Teksa ka folur për emisionin e tij “KÇK”, ai tha se emisioni po ecën mirë, ka shikueshmëri të lartë, ndërsa theksoi se vetë përpiqet të bëj një gazetari ndryshe nga kolegët e tij në televizionet e tjera. “Emisioni ka një modul më ndryshe, sjell ngjarje nga Shqipëria përballur me mënyrën se si do ishin ato po të ndodhnin nëpër botë. Bazohem gjithmonë në ngjarje në pjesën më të madhe të tyre në ngjarje të vjetra sepse ato që janë aktuale ndryshojnë gjithmonë mënyrën e hetimit dhe nuk dua të shpejtoj, bëj më tepër një almanak të njëlloj krimi. Me fjalë të thjeshta marr një fenomen që ka ndodhur, shoh mënyrën si ka ndodhur në vende jashtë Shqipërisë, por që mund ti afrohen Shqipërisë së sotme”. Duke numëruar shumë vite punë, Bregu kujton dhe vështirësitë me të cilat ëhstë përballur në këtë profesion, ku ndalet te ngjarja e shumë vite punë janarit ku humbën jetën shumë shqiptarë me skaf trupat e të cilëve kishin mbetur në Sazan pjesa më e madhe, ndërsa një pjesë tjetër nuk u gjet. “Kujtoj që shkoi anija ushtarake për ti marrë në Sazan, por nuk kishte çarçaf i futën të gjithë në thasë, e parë në këtë prizëm ai ishte një krim le të themi shtetëror, shoqëror, gjithçka e kishte brenda, por të shohësh të rinj që duan të largohen nga Shqipëria për një jetë më të mirë, por dhe jo vetëm që nuk arritën dot, por dhe kufoma u kthehet për në spitalin e Vlorës me thasë liri është e pashpjegueshme do thoja unë, sepse nuk mund ta sjell dot me realitete se shtetas të asaj kohe nuk kishin as çarçaf për të mbuluar kufomën por i fusnin në thes dhe në filmat horor nuk do kishte një agresivitete kaq agresiv ndaj publikut”.



