I komanduari si kryetar i PD-së në Fier, Agron Kapllanaj, nuk i njeh zgjedhjet për kryetarin e ri demokrat në Mallakastër, duke i konsideruar si votime të foltores për të cilat nuk është njoftuar.
Vazhdoj të jem drejtues i degës sepse gjykata s’është shprehur përfundimisht. Për sa kohë nuk kemi vendim të formës së prerë asgjë s’ka ndryshuar. Nuk kam asnjë lloj dijenie që në Mallakastër bëhen zgjedhje për kryetar dege. S’kam marrë asnjë njoftim. Duhet të isha njoftuar që të merrja pjesë. Për sa kohë PD nuk ka anonçuar zgjedhje nuk ka pas të tilla. Zgjedhjet për foltoren dhe Shtëpinë e Lirisë kanë kohë që kanë filluar, janë në të drejtën e tyre, ne s’jemi pjesë e tyre. Ne nuk kemi zgjedhje, dhe nuk kemi si t’i njohim. PD ka të gjitha strukturat, nga kryetari i komanduar, është Kryesia, Këshilli Kombëtar, kryetarët e degëve, seksioneve dhe grup-seksioneve, janë në dispozicion të çdo aktiviteti të PD sot e në të ardhmen. Nëse Apeli do njoh Kuvendin e 11 dhjetorit, atëherë Grupi i Rithemelimit atëherë të bëj zgjedhje, por jo të tallet dhe t’i fyejë demokratët. Nuk mund të them që aty s’ka demokrat, ka demokrat të mashtruar nga Berisha dhe atyre që kanë drejtuar foltoren, që i gënjejnë demokratët se sot kemi zgjedhjet sepse Berisha ka fituar gjyqin”.
Kapllanaj u shpreh se nuk beson që Basha të rikthehet pas dorëheqjes, por shtoi se si anëtar demokrat ka të drejtë të garojë në çdo forum.
Nuk besoj se Basha rikthehet sepse ka dhënë dorëheqjen, por si anëtar i PD i lind e drejta të garojë në çdo forum të PD. Është në të drejtën e Bashës të bëjë takime. U detyrohet demokratëve të dalë në bazë dhe të bëj takime, të bashkëbisedojë për të gjetur një formulë ribashkimi dhe për të marrë opinionin e tyre në bazë. Të njohë realitetin më nga afër, sepse ishte ky realitet që e detyroi të largohej”.
Kapllanaj deklaroi se SPAK-u duhet të veprojë shpejt dhe ta fillojë nga kryeministri Rama. Lidhur me mundësinë e fraksioneve në PD, ai tha u shpreh dyshues nëse mund të funksionojnë, duke u shprehur se Shqipëria s’ka ndonjë eksperiencë të mirë në këtë drejtim.
Në fund Kapllanaj dha një koment për dy garuesit për drejtues në Mallakastër, duke u shprehur:
Dy personat që garojnë anonim. Njëri ka garuar për kryetar seksioni dhe nuk ka fituar. Në 2012-ën ka garuar për PS-në. Tjetri vjen nga PDR-ja, në 2007-ën i është bashkuar PD-së”.



