Çuko: Baza e NATO-s në Durrës, siguri e shtuar. Le të zihemi brenda gardhit, jashtë të shkojmë me një zë (VIDEO)

Çuko: Baza e NATO-s në Durrës, siguri e shtuar. Le të zihemi brenda gardhit, jashtë të shkojmë me një zë (VIDEO)

Eksperti i sigurisë dhe ish-deputeti socialist Arben Çuko, propozimin e Kryeministrit Edi Rama ndaj NATO-s në takimin e fundit që zhvilloi me sekretarin e përgjithshëm të saj Jens Stoltenberg në Bruksel, për ngritjen e një baze detare në Durrës, e cilëson si lajm pozitiv.

Këtë konfirmim e bazon në argumentin e agresionit ushtarak rus në Ukrainë, që sipas tij ka ndryshuar totalisht mjedisin e sigurisë.

Çuko tha për MCN Live se Rusia me këtë agresion ka hedhur poshtë rendin ndërkombëtar të krijuar pas luftës së ftohtë.

Ftesa e Kryeministrit për bazë të NATO-s në brigjet shqiptare është siguri e shtuar për vendin tonë. Gjeostrategjikisht ne futemi te krahu jugor i NATO-s. Përgjigja nuk mund të ishte pozitive po atë ditë se NATO ka strukturat që analizojnë dhe kanë planet operacionale për të ardhmen e afërt dhe të largët.

Kam besim se do ketë përgjigje pozitive. Se çfarë baze do jetë logjistike apo ushtarake, këtë nuk e dimë. Por NATO po e ndërton një bazë ushtarako-ajrore në Shqipëri dhe kjo është gjë shumë e mirë.

Ne duhet të rrisim kapacitetet luftarake të vendit tonë, të ushtrisë shqiptare. Përveç Serbisë të gjithë vendet e rajonit janë të anëtarësuar në NATO.

Është momenti për të rishikuar strategjinë ushtarake, besoj se Rusia e Putin nuk do të ndalet në Ukrainë, duhet të rishikojmë strategjinë ushtarake në kuadër të NATO dhe duhet të rifillojmë masat serioze të armatimit, që duhet të përfshijë konceptin e NATO-s të miratuar në samitin e Madridit, i cili thekson prioritetin e NATO-s kundërshtarin lindor dhe vë theksin fortë në buxhetin e mbrojtjes për forcimin e armatosjes së çdo vendi.

Qeveria shqiptare po e merr seriozisht këtë çështje. Hapi i parë rritja e rrogave të ushtarakëve, u fut në fuqi në korrik. Ne në NATO duhet të jemi dinjitoz, kemi vendin tonë të përcaktuar, rolin tonë të përcaktuar, duhet të jemi dinjitoz për aftësitë luftarake dhe baza detare do të jetë një siguri e shtuar jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë Ballkanin perëndimor.

Shqipëria ndodhet në NATO prej 10 vjetësh dhe ushtarakët shqiptarë janë njëlloj me ushtarakët e tjerë. Ekspertët i kemi këtu, opozita nuk mund të ngrejë këtë çështje për diskutim, pasi është çështje sigurie, në radhë të parë për vendin tonë.

Çështja e sigurisë përfshin pozitë-opozitë, gjithë popullin shqiptar. Një bazë e NATO-s në bregdetin shqiptar do të jetë mundi dhe djersa dhe të ardhurat e mijëra shqiptarëve për të rritur kapacitetet tona ushtarake, na i sjell NATO. Për këtë çështje opozita nuk duhet ta bëjë çështje ne vetë politike.

Lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë të martën, pas zhbllokimit të situatës mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Çuko thotë përderisa marrim ftesën, kushtet janë plotësuar.

Sipas tij, detyra themelore është nga nesër e tutje dhe jo se çfarë është bërë deri tashmë.

Tashmë ne nuk duhet të diskutojmë se çfarë u bë përpara datës së nesërme, diskutimi ynë më i mirë do të jetë se si do i realizojmë detyrat. Detyra më e thjeshtë është nxjerrja e ligjeve sipas kërkesave të BE.

Detyra kryesore është implementimi i ligjeve, le të zihemi brenda për brenda gardhit tonë, jashtë le të shkojmë me një zë.

Nuk ka arsye opozita pse Rama është sot Kryeministër, të shkojmë në Bruksel me tre zëra, zënkat le ti lëmë brenda gardhit tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy