Arrestimi i bluzave të bardha, mjekët e Traumës në protestë: Problem sistemi (VIDEO)

Arrestimi i bluzave të bardha, mjekët e Traumës në protestë: Problem sistemi (VIDEO)

Mjekët e Spitalit të Traumës kanë dalë ditën e sotme në protestë për arrestimin e dy kolegëve të tyre Serdi Memini, 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped dhe Ervin Sulaj, 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit të Traumës, të cilët akuzohen për korrupsion pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për operacionin e 17-vjeçarit Elmidin Dylit, që u plagos në masakrën e Velipojës.

Mjekët shprehen se arrestimi i tyre është i padrejtë, duke e cilësuar shkelje të integritetit për bluzat e bardha masën e sigurisë “arrest me burg”, deri në përfundimin e plotë të hetimit.

Sindikatat e punonjësve të shërbimit shëndetësor distancohet nga çdo lloj abuzimi por nuk mund të lejojë që këto bluza të bardha që shpëtojnë jetët e njerëzve duke i trajtuar njësoj si të bardhë e të zinj apo edhe kriminelët. Sindikata nuk e sheh të drejtë ndalimin e një mjeku që nuk paraqet rrezik. Ligji parashikon se ndalimi bëhet kur vepra penale është në kryerje e sipër dhe masa e arrestit me burg vendoset kur individi është i një rrezikshmërie të lartë, tenton të manipulojë provat ose synon të largohet. Për këto arsye ndalimi i mjekëve është abuziv në kundërshtim me ligjin dhe shkelje e integritetit për punonjësit shëndetësore. Kërkojmë ndalimin e këtyre abuzimeve. Pas ditës së sotme do shqyrtojmë situatën në vazhdim. Do mblidhemi do diskutojmë me kolegët.Kryeministri ka premtuar autonomi spitalore. Ne presim. Duhet autonimi spitalore. Kanë dhënë njerëzit bakshish dhe vazhdojnë të japin. Problem është sistemi.

Mjekët akuzohen për korrupsion i personave që ushtrojnë funksione publike pasi i kanë marrë Fatbardh Dylit, i ati i 17-vjeçarit të plagosur, shumën prej 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro, për operimin e të birit. Gjithashtu në pranga u vu edhe Fatbardh Dyli , 40 vjeç, banues në Shkodër, i akuzuar për korrupsion pasiv.

Arrestimi i tyre ndodhi gjatë operacionit të koduar "Bisturia", ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. 17-vjeçari Elmidin Dyli mbeti i plagosur në gju në përplasjen me armë në Velipojë në orët e para të mëngjesit të 27 qershorit 2021, ku familjet Ferracaku dhe Gocaj u përplasen pas një konflikti për disa metra territor plazh në Velipojë për vendosjen e shezlongëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy