
I njohur gjerësisht si “fantazma”, komandanti izraelit Roy Levy, u vra gjatë luftimeve me persona të armatosur të Hamasit në kufirin me Gazën, sipas Forcave të Armatosura izraelite.
44-vjeçari ishte kreu i një njësie elitare, një grup i fshehtë komandosh i krijuar për të luftuar Hamasin duke përdorur drone dhe teknika të tjera moderne të luftës.
“Ai udhëhoqi me guxim ekipin e tij, i përfshirë në një betejë me terroristët, hyri në betejë fillimisht në Kibbutz Re’im, për të shpëtuar civilët që ishin nën rrethim në shtëpitë e tyre”, deklaruan Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
Ndër të tjera u tha se rreth 10 luftëtarë të Hamasit u vranë në të njëjtën betejë.
Njësia 888 Refaim, e drejtuar nga “fantazma” u krijua në vitin 2019 me qëllim identifikimin e infrastrukturës së përdorur nga Hamasi.
Kjo është një njësi elitare e cila përdor drone dhe taktika moderne luftarake.
Qeveria izraelite shpalli zyrtarisht gjendje lufte të shtunën dhe dha dritën jeshile për “hapa të rëndësishëm ushtarakë” për t’u hakmarrë kundër Hamasit për sulmin e befasishëm të mëngjesit të së shtunës.



