
Disa ushqime, pavarësisht nga kaloritë, mund të jenë pak a shumë të shëndetshme kur bashkohen me të tjerat. Në një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, përveç dietës duhet t'i marrim parasysh këto kombinime.
Në fakt, kombinimi i ushqimeve në mënyrë korrekte na lejon të marrim shumë përfitime për sa i përket shëndetit dhe mirëqenies. Trupi është në gjendje të asimilojë më mirë vetitë e ushqimit nëse bëjmë shoqërimet e duhura.
Kjo do të thotë, për shembull, të keni më shumë energji gjatë ditës ose të përshpejtoni proceset e tretjes në mënyrë që të ndihmoni trupin gjithashtu në humbjen e peshës. Pra, le të zbulojmë kombinimet e sakta të ushqimeve.

1.Hudhër dhe kopër. Të dy ushqimet ofrojnë përfitime të shumta për trupin tonë. Nëse konsumohet së bashku, sinergjia do tu kundërvihej sëmundjeve degjenerative. Përveç kësaj, anetholi që përmbahet në kopër kundërvepron me aromën që lë hudhra në frymëmarrje.
2.Vaj ulliri ekstra i virgjër. Është më i përshtatshmi për erëzimin e perimeve. Ne tashmë i dimë vetitë e vajit të ullirit ekstra të virgjër. Veçanërisht, nëse e përdorim për të stinuar karotat do të na ndihmojë të përthithim më mirë betakaroten dhe tani që vjen vera është thelbësore për rrezet, ndërsa nëse e përdorim në domate asimilohet më mirë likopeni.
3.Limoni. Një aromë tjetër ideale është limoni pasi përmban vitaminë C e cila na ndihmon të përthithim më mirë hekurin. Për shembull, është i shkëlqyeshëm për erëzimin e spinaqit, bishtajoreve, por edhe mishit ose lakrës.
4.Fruta të thata. Ndoshta jo të gjithë e dinë që konsumimi i frutave të thata dhe një gotë verë rrit lëndët ushqyese. Kjo pasi bajamet, arrat dhe farat e vajit si kungulli, luledielli dhe kështu me radhë janë të pasura me vitaminë E. Efekti antioksidues mund të rritet falë resveratrolit, një substancë që përmbahet në lëkurën e rrushit, por edhe në verën e kuqe dhe në disa fruta, sidomos manaferrat. Prandaj, duke kombinuar një gotë verë të kuqe me një grusht frutash të thata mund të marrim përfitime të shumta në sistemin kardiovaskular, trurin dhe zona të tjera të trupit.



