Berisha uron Melonin: Do jetë kryeministrja reformatore e ardhshme e Italisë

Berisha uron Melonin: Do jetë kryeministrja reformatore e ardhshme e Italisë

Kreu i PD Sali Berisha ka uruar koalicionin e qendrës së djathtë për fitoren në zgjedhjet e Italisë, duke e konsideruar kryeministren e ardhshme Meloni një reformatore.

Në deklaratën për media Berisha i konsideron Melonin, Salvinin dhe Berluskonin si “aleatët tanë tradicionalë”.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet:

Në Itali, fituan Georgia Meloni, Mateo Salvini, Silvio Berluskoni, aleatët tanë tradicionalë. Sot, Italia është në një moment historik. Meloni, sipas votës së qytetarëve italianë, do jetë kryeministrja reformatore e ardhshme e Italisë. Fitorja e zonjës Meloni dhe koalicionit që ajo udhëhoqi, është fitore e vlerave konservatore më të arrira të shoqërive të lira, fitore e lirisë, familjes, atdhetarisë dhe atdheut. Meloni është një euro-atlantiste e vendosur. Ajo ka përkrahur plotësisht qëndresën e kombit ukrainas për liri, dënuar agresionin barbar rus ndaj Ukrainës, ka qëndruar në anën e NATO dhe SHBA në këtë betejë. Georgia Meloni pa diskutim ka një begraund dhe vokacion të qartë europeist, në favor të BE-së”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy