
Europa është në krizë sepse ka pasur deri tani prioritete të gabuara. Ndërsa vijon fushatën zgjedhore, të cilën sondazhet thonë se do ta finalizojë me fitoren e garës elektorale, Giorgia Meloni nuk i kursen kritikat ndaj BE-së. Liderja e partisë së djathtë, Fratelli d’Italia, në Itali, tha sot se në vend që të merrej me çështje të rëndësishme si energjia, Europa muajt e fundit po merrej me rregulloret e gatimit të insekteve.
“Jemi në situatën aktuale energjetike sepse Italia për dekada nuk është marrë seriozisht me furnizimin e saj me energji dhe sepse Evropa, në vend që të shqetësohej për zgjedhjet strategjike si kjo, ishte aty për të vendosur rregulla se si gatuhen insektet. Kur u përpoqën të tregonin se Evropa kishte prioritete të gabuara, na thanë se ishim antievropianë. Nëse Evropa, në vend që të lidhte duart dhe këmbët me kombet që nuk mund t'i kontrollonte për furnizimin e saj me energji, do të kishte bërë zgjedhje strategjike, ajo nuk do të varej nga Rusia dhe do të kishte disa mundësi më shumë. Duhet të jesh zot i fatit tënd dhe Evropa nuk është më pronare e asgjëje”, tha ajo gjatë një takimi në Peruxhia.
"Ne kemi zinxhirë aq të gjatë furnizimi - shtoi Meloni - sa nuk i kontrollojmë më. Dhe nëse një flutur përplas krahët në Azi, e gjejmë veten brenda një urgani në Evropë. Globalizimi pa rregulla siç është bërë në vitet e fundit, nuk mund të funksiononte”.



