Pediatrja Brati: Marsi shënon rikthimin e virozave te fëmijët, temperaturë dhe dhimbje veshi

Pediatrja Brati: Marsi shënon rikthimin e virozave te fëmijët, temperaturë dhe dhimbje veshi

Ndryshimet klimaterike po ndikojnë në shtimin e virozave të stinës, duke rikthyer edhe numrin e fëmijëve të prekur nga to.

Mjekja pediatre, Sonila Brati, në një komunikim për "MCN Live", pohon se dy javët e para të muajit mars janë karakterizuar nga rikthimi i virozave të stinës tek fëmijët.

Po përballemi me një rritje të numrit të fëmijëve të prekur nga virozat. Fëmijët e moshës 6-10 vjeç dhe ata që janë në kopshte dhe shkolla, janë më të prekshëm. Temperaturat mund të arrijnë deri në 39 gradë, dhe pas 1-2 ditësh, mund të komplikohen me sëmundje virale dhe bakteriale.

Virozat e fëmijëve mund të shkaktojnë probleme në rrugët respiratore, dhimbje veshi, dhe inflamacion të bajameve, duke u bërë një sfidë më e madhe për fëmijët më të vegjël.

Kjo mund të çojë në komplikime si bronkopneumoni dhe ndonjëherë edhe probleme gastrointestinale, si diarre dhe të vjella, që mund të zgjasin deri në dy ditë.

Në krahasim me periudhën e janarit, tani kemi pasur deri në 35 vizita në ditë

Pediatrja theksoi se virozat kanë tendencën të kalojnë në një fazë bakteriale, e cila shpesh karakterizohet nga temperaturat e larta dhe bllokimi i hundëve dhe veshëve.

Është një fenomen i zakonshëm që virozat e zakonshme kalojnë në një situatë bakteriale, duke sjellë temperaturat e larta dhe komplikime të tjera, si bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe dhimbje veshi. Kur fëmija ka ngërçe në hundë, është shumë e rëndësishme t'i pastrohet hundët sa herë që është e nevojshme që mos tu shkojë në vesh. Kjo do të ndihmojë që komplikimet e mundshme të jenë më të kufizuara.

Pediatrja përmendi gjithashtu se, gjatë këtyre javëve të marsit, ka pasur një rritje të numrit të vizitave ambulantore.

Këto dy javët e marsit janë shoqëruar me një rikthim të virozave, dhe prindërit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin rekomandimet mjekësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy