
Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së një makine me trafikndarësen në autostradën Tiranë-Durrës, ku pak pasi kanë dalë nga mjeti janë përplasur nga një automjet tjetër.
Rreth orës 05:05, Gëzim Muçaj, rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.
Pasi ka dalë nga automjeti, bashkë me tre pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I. L.
Për pasojë, shtetasi Gëzim Muçaj, ka humbur jetën, ndërsa tre pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim.
Ndërkohë shtetasi I. L., është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



