
Një autobus i linjës Durrës-Porto Romano ka marrë flakë sot pasdite rreth orës 16:10.
MCN TV ka siguruar pamjet nga vendngjarja, ku shihen shtëllunga të mëdha tymi dhe zjarrfikësit teksa shuajnë flakët.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë shkak është bërë një shkëndijë elektrike në motor. Ndërkohë nuk raportohet për asnjë person të lënduar.
NJOFTIMI
Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobus i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër. Nga zjarri i rënë në autobus, nuk ka asnjë person të lënduar . Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



