Gjuriç: Hotin ta ëndërrojë njohjen e Kosovës

Gjuriç: Hotin ta ëndërrojë njohjen e Kosovës

Marko Gjuriç, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, thotë se pavarësisht deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e saj. Sipas Gjuriçit, Hoti qëllimisht po mashtron opinion vendor dhe atë ndërkombëtar se të enjten kur palët të takohen sërish, do të flitet për marrëveshjen e ‘njohjes së Kosovës së shpallur në mënyrë të njëanshme’.

“Hoti mund vetëm të ëndërrojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe çdo ditë është më larg saj. Ai dhe Isa Mustafa mund t’ia njohin vetëm njëri-tjetrit,”- tha Gjuriç.

Sipas gazetës Beta, Gjuriç ka thënë se “në takimin e Brukselit të enjten, në rend të ditës fillimisht do të jenë detyrimet e Prishtinës të marra përgjatë dialogut të deritashëm në Bruksel, pastaj përpjekja për normalizimin e bashkëpunimit ekonomik, sepse kjo është ajo që shqetëson njerëzit e zakonshëm, si dhe çështja e personave të zhdukur, që është një borxh ndaj familjeve të viktimave”.

Më herët, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se diskutimet Kosovë-Serbi që ka nisur në Bruksel nuk janë të karakterit teknik, por politik. Ndërsa sot, pas takimit me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, Hoti tha se të enjten në Bruksel do të udhëtojë koordinatori i Qeverisë së Kosovës për procesin e dialogut.

“Ky proces ka filluar pas më shumë 20 muajsh. Ditët e para e kemi qartësuar platformën tonë dhe kemi komunikuar me të gjithë. Është etabluar pozicioni i Kosovës në këtë proces dhe është mirëkuptuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Qëllimi final është vetëm njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve. Dialogu është vetëm politik. Të enjten është një takim në Bruksel ku do të jetë Koordinatori për Dialog – të cilin do ta emëroj së shpejti – për të draftuar marrëveshjen finale për njohje reciproke”, ka deklaruar Hoti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy