Gjermania shmang turpin në fund, Portugalia dhe Franca kualifikohen me spektakël (VIDEO)

Gjermania shmang turpin në fund, Portugalia dhe Franca kualifikohen me spektakël (VIDEO)

Gjermania ka shmangur turpin në Europian, teksa vetëm në fund ka arritur të kualifikohet për më tej, ndaj Hungarisë. Këta të fundit po trioumfonin deri në minutën e 84-t, kur Goretzka barazoi shifrat.

Në “Allianz Arena” ishte një ndeshje me të vërtetë spektakolare, ku u shënuan plot 4 gola. Adam Szalai kaloi hungarezët në avantazh që në minutën e 11-të dhe pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. E dyta ishte akoma më e bukur, pasi u shënuan edhe 3 gola të tjerë. Fillimisht ishte Havertz që vendosi baraspeshën në minutën e 68-të, por kjo zgjati vetëm 2 minuta, pasi Schafer kaloi sërish në avantazh hungarezët. Kur të gjithë po mënonin se Hungaria bëri surprizën e madhe duke eliminuar Gjermaninë, erdhi edhe barazimi. Gortzka pas një topi të mbetur në zonë, ia doli ta dërgojë në rrjetë duke barazuar shifrat dhe duke kualifikuar skuadrën e Low për më tej.

Në ndeshjen tjetër, Portugalia dhe Franca barazuan me të njëjtin rezultat, duke u kualifikuar gjithashtu për më tej. Kjo u kthye në një sfidë personale mes dy sulmuesve, Benzema dhe Ronaldo, të cilët realizuan nga një dopietë. Portugezi shënoi dy herë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Benzema njëherë nga penalltia dhe njëherë pas një asisti të marrë nga Pogba.

Kështu, Franca e mbyll si kryesuese Grupin F me 5 pikë, e ndjekur nga Gjermania me 4 pikë dhe Portugalia me 4 pikë, ndërsa Hungaria e mbyll e fundit me vetëm 2 pikë, por me kokën lart, për atë që tregoi në këtë Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy