Çifti shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Greqi, shpëton vajza e mitur

Çifti shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Greqi, shpëton vajza e mitur

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi, duke i marrë jetën një çifti shqiptar.

Sipas mediave helene, mësohet se drejtuesi i automjetit ishte 35-vjeçari shqiptar dhe bashkëshortja e tij 25- vjeç të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rural Xorterou – Koimisis, mëngjesin e sotëm, ku makina që drejtohej nga shqiptari është përplasur me barierat metalike anësore.

Fatmirësisht nga aksidenti tragjikë ka shpëtuar vajza e vogël e çiftit, që gjendej brenda në makinë dhe ka marrë vetëm plagë të lehta.

Shkaqet janë ende të paqarta, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy