Trump telefonatë me Netanyahun: Bëj atë që duhet të bësh me Iranin

Trump telefonatë me Netanyahun: Bëj atë që duhet të bësh me Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin e SHBA-së dhe kandidatin aktual republikan për president, Donald Trump.

“Kryeministri Netanyahu ka përsëritur gjatë bisedës telefonike që ka pasur me Donald Trump atë që ka thënë publikisht: Izraeli merr parasysh çështjet e ngritura nga administrata amerikane, por në fund do të marrë vendimet e tij bazuar në interesat e saj kombëtare”, thekson pala izraelite në deklaratën e saj.

Trump, duke folur më vonë me gazetarët në Filadelfia, tha se kishte pasur një telefonatë “shumë të mirë” me Netanyahun.

Udhëheqësi izraelit kërkoi mendimin e tij se çfarë të bënte me Iranin dhe se Izraeli po punon për përgjigjen e tij ushtarake ndaj sulmeve të fundit raketore iraniane.

“Ai më pyeste se çfarë po mendoja. Dhe unë thashë, bëj atë që duhet të bësh”, tha Trump.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy