Plani britanik për emigracionin, Kumria: Ndryshimi i tarifave për vizat familjare e bën të vështirë bashkimin me të afërmit, do kthehet në plagë të shoqërisë (VIDEO)

Plani britanik për emigracionin, Kumria: Ndryshimi i tarifave për vizat familjare e bën të vështirë bashkimin me të afërmit, do kthehet në plagë të shoqërisë (VIDEO)

Sekretari i Brendshëm britanik James Cleverly ka njoftuar një plan prej pese pikash me synim reduktimin emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar.

Avokati Saimir Kumria përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live tha se pika kryesore që ekspertët e shohin me skepticizëm dhe po ngrenë zërin është rritja e  të ardhurave ekonomike që duhet të demonstrojë dhe të ketë në dispozicion  çdo qytetar që jeton në Mbretërinë e Bashkuar për të bërë bashkim familjar.

Duke vijuar më tej, Kumria tha se me rregullat e reja do të jetë shumë e vështirë për çdo emigrant që të tërheqë familjen e tij në Britaninë e Madhe dhe se kjo gjë do të bëhet plagë e shoqërisë.

Pika më kryesore dhe që të gjithë ne ekspertët e fushës po ngremë zërin është fakti i ndryshimit të vizave familjare. Kjo do të thotë që kur një qytetar në Britaninë e Madhe do të marrë partneren, nusen, familjen ata do duhet të vërtetojnë që kanë të ardhura  familjare 18  600 paund në vit, që është e ardhur ekonomike mesatare e mundshme që cilido që jeton këtu mund ta arrijë lehtësisht.

Por Homme Office në mënyrë të pamatur mirë, ka gjykuar që kjo tarifë të rritet në 38 700 paund në vit që do të thotë është gati  dyfishimi i të ardhurave ekonomike që duhet të demonstrojë dhe të ketë në dispozicion  çdo qytetar që jeton në Mbretërinë e Bashkuar për të bërë bashkim familjar.

Do të jetë tejet e vështirë për këdo që jeton në Mbretërinë e Bashkuar që të mund të marrë partneren, familjen dhe kjo do të sjellë probleme konkretet dhe serioze në raportet familjare. Britania është një vend tejet i kërkuar nga emigrantët, emigrantët shqiptarë janë në numër të paktë.

Këta shtetas nuk do të kenë mundësi të marrin familjen, dhe kjo rrezikon ë bëhet plagë e shoqërisë dhe plagë e familjeve që do të kenë vështirësi të shkojnë të jetojnë me familjen në Britaninë e Madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy