Kthim në shtëpitë e plasaritura, qytetarët: Bonusi i qirasë i pamjaftueshëm për shtëpi tjetër (VIDEO)

Kthim në shtëpitë e plasaritura, qytetarët: Bonusi i qirasë i pamjaftueshëm për shtëpi tjetër (VIDEO)

Këto pallate në zonën e Kinostudios janë shpallur të pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por banorët janë futur sërish brenda sepse nuk u është ofruar vendstrehim tjeter.

Të gjendur përballë këtyre kushteve, banorët bëjnë apel për ndihmë që t’u ofrohet një zgjidhje nga shteti.

Kushtet e vështira ekonomike dhe mungesa e një strehimi të sigurtë ka bërë që këta banorë të futen në shtëpitë e tyre të plasaritura, me frikën se do shemben nga dita në ditë.

Ata pohojnë për kamerën e TvT-së kanë marrë disa muaj bonus qiraje, por nuk kanë arritur te gjejnë shtëpi, për shkak të qirave të larta.

Një gjë e tillë i ka detyruar banorët të qëndrojnë në këto banesa që janë jashtë çdo kushti minimal për të banuar.

Deri më tani bashkia nuk ka ndërhyrë për të rikonstruktuar pallatet që mund të riparohen, apo për të shembur ata që janë shpallur të pabanueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy