
Një ditë pas aksidentit ku humbën jetën dy të mitur në Durrës, familjet kanë hapur dyert e mortit mes dhimbjes së madhe dhe qindra qytetarëve që shkojnë për ngushëllim. Ndërkohë, banorët e zonës shprehen se prej kohësh kanë ngritur shqetësime për shpejtësinë e mjeteve në këtë rrugë, por sipas tyre, Policia nuk ka reaguar ndaj ankesave të përsëritura. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, Nikolla Radaci rezulton me histori shkeljesh të mëparshme në qarkullimin rrugor.



