Një ditë para protestës/ Berisha: Rama do shkojë në Parlament, por ka frikë e tmerr nga prania jonë

Një ditë para protestës/ Berisha: Rama do shkojë në Parlament, por ka frikë e tmerr nga prania jonë

Kreu i PD Sali Berisha tha se Edi Rama pas një muaji do shkojë në sallën e Parlamentit, por ka frikë nga prania e opozitës, prandaj kërkon ta përgjysmojë.

Kryedemokrati theksoi se PD do të qëndrojë në Parlament me vendosmërinë më të madhe. Deklarata e tij vjen një ditë para protestës që planifikohet të mbahet para Kuvendit.

Nesër është betejë, ditë beteje! McGonigal është në burg, Edi Rama e ka vendin në burg. Akti që ka kryer Edi Rama ndaj SHBA dhe ndaj Shqipërisë, krimi i rëndë që ka kryer kundër pluralizmit politik dhe kundër sigurisë së SHBA, meriton një ndëshkim ekzemplar. Faza e parë e dërgimit të tij në banesën e tradhtarëve, armiqve të pluralizmit dhe demokracisë, është largimi i tij nga pushteti. Ndaj dhe çdo ditë, çdo betejë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Sot ata, për turpin e tyre, marrin përsipër të përjashtojnë një grup tjetër deputetësh nga parlamenti pasi Edi Rama pas një muaj do shkojë në sallën e parlamentit, por ka frikë dhe tmerr nga prania jonë, ndaj kërkon të na përgjysmojë. Kjo është e vërteta. Pasi u kthye nga Dubai, ku takoi ortakun e vëllait të vet, Amant Josifin, për të mos thënë edhe disa të tjerë, tani ka vendosur të hyjë në parlament. Ky përbën një akt të shëmtuar të tij dhe të pseudomazhorancës së tij.

Parlamenti është kthyer absolutisht në kohën e diktaturës staliniste. Vetëm në diktaturë një deputet bëhej përgjegjës për ato që fliste në parlament dhe jashtë tij. Kjo po ndodh sot në këtë parlament. Ne nuk kemi bërë gjë tjetër, vetëm kemi mbrojtur interesat e zgjedhësve tanë. Parlamenti është bërë i padurueshëm për qytetarët. Qytetarët kanë një neveri të jashtazakonshme. Prapë ne do qëndrojmë në parlament me vendosmërinë më të madhe. Ortaku, korruptori i McGonigal nuk mund të ketë vend më si kryeministër i Shqipërisë. Ai duhet të ikë!”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy