Profesori i Shkencave Politike në Universitetin e Tokios, Medlir Mema i konsideron të rrezikshme për Shqipërinë dhe interesat shqiptare në Rajon hapat për Ballkanin e Hapur.
Në një lidhje Skype për MCN TV, Mema tha se Rajoni do përfitojë nga shkëmbimet ekonomike përmes marrëveshjes, por theksoi se në total Shqipëria humb.
“Unë mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse ajo që lëviz është Serbia. Do përfitojë shumë më shumë se Maqedonia. Duhet të kemi kujdes të mos shkojmë me sy mbyllur në këtë marrëveshje”, u shpreh Mema.
Intervista:
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tha sot se nisma të tilla janë si të thuash paradhoma e hyrjes në Bashkimin Europian. A është kjo një narrativë që nuk përputhet me atë që është dinamika reale e raporteve me Brukselin?
Mema: Zhvillimet e fundit tregojnë se BE e shikon si të tillë. Por duhet pare me vëmendje se si e sheh këtë Brukseli. Ballkani i Hapur ka filluar të shihet pak më pozitivisht nga Brukseli dhe SHBA, por çdo gjë që del jashtë procesit të Berlinit është e papëlqyeshme. Deklarata e Zaev se nisma të tilla janë si të thuash paradhoma e hyrjes në Bashkimin Europian, nuk është tërësit e vëtetë.
Pamë dhe zotin Varheley që e përshëndeti sot takimin e Tiranës, duke ftuar edhe vendet e tjera të rajonit që t'i bashkohen. Por nga ana tjetër vetë BE refuzon të liberalizojë vizat për Kosovën. Për çfarë shërbejnë mesazhe të tilla?
Mema: Kujtojmë që procesi i Berilinit ekziston dhe ka vazhdon të inkuadrohet në përfshirjen e BP në BE. Në mungesë të integrimit afatshkuartër është vënë kjo lloj paradhome. Hapja e Ballkanit të Hapur është para paradhomë e BE-së. Për të mos folur për rrezikun e Serbisë për qëndrimin ndaj Kosovës që është e pareformuar. Rama ka shprehur në Shtator se nuk e bëjnë këtë për të zëvendësuar Procesin e Berlinit, por zgjohemi çdo mëngjes me realitetin. Këtë unë e shoh si presion nga BE dhe është proziv, por hapat për Ballkanin e Hapur unë i konsideroj të rrezikshme si të rrezikshme për Shqipërinë dhe interesat shqiptare në Rajon.
Në thelb flitet për 3 marrëveshje tregtare që lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave si dhe qasjen në tregun e punës. E shihni si një projekt të marketuar përtej peshës që ka, në kuptimin edhe të përdorimit politik që mund t'i bëjnë palët?
Mema: Nga ana teorike nuk përbën asnjë problem. SHBA në fillimet e saj përdorën nacionalizmin ekonomik, Gjermania po ashtu, vendet e Azisë po ashtu. Kjo bëhet se shtet nuk kanë vetëm interesa ekonomike dhe llogaritjet nuk mund të jenë në përfitimet absolute. Rajoni do përfitojë nga shkëmbimet ekonomike, por në total Shqipëria humb. Unë mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse ajo që lëviz është Serbia. Do përfitojë shumë më shumë se Maqedonia. Duhet të kemi kujdes të mos shkojmë me sy mbyllur në këtë marrëveshje.
Asnjëherë nuk është keq që vendet të lehtësojnë shkëmbimet dhe komunikimin mes tyre, por ky protagonizëm trepalësh mund të shmangej për të mos vënë dhe Kosovën në një pozitë që lë të kuptohet se është një vend që refuzon bashkëpunimin?
Mema: Patjetër që po. Përgjegjësia nuk i bie vetëm Shqipërisë por edhe i ndërkombëtarëve. Ky proces do ishte i panevojshëm nëse proceset do ishin ndërmarrë më shpejt për anëtarësimin në BE. Nëse marrim të mirëqenë marrëveshjen e lëvizjes së lirë, apo mallrave, do ishte e panevojshme të ndodhte kjo nëse do ishim anëtarësuar në BE. Serbisë dhe Rusisë i intereson izolimi i Kosovës dhe ajo që nuk kuptojmë se si Rama vazhdon përpara duke injoruar kërkesat e Kosovës. Nuk është çështje është mirë apo jo.
I jep kjo nismë Serbisë një rol dominues në Ballkan?
Mema: Patjetër, kjo është ajo që kam thënë gjithë kohën. Nga shkëmbimi i njerëzve kapitalit etj do kemi rritje në total por fitimin më të madh do ta ketë Serbia. Ne mund ti bëjmë zero tarifat por kemi edhe pengesa jo tarifale që mund të bëhet një mosmarrëveshje e brendshme. Shqipëria i ka hapur rrugën produkteve serbe ndërkohë që Serbia nuk e ka bërë një gjë të tillë.



