Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk tha sot se ishte shumë i shqetësuar nga deklaratat e zyrtarëve të lartë izraelitë që bënin thirrje që palestinezët të largoheshin nga Gaza.
Jam shumë i shqetësuar nga deklaratat e zyrtarëve të lartë izraelitë rreth planeve për transferimin e civilëve nga Rripi i Gazës në vendet e treta.
Duke vijuar më tej Turk tha se ligji ndërkombëtar ndalon transferimin me forcë të personave të mbrojtur ose dëbimin nga territori i pushtuar.



