Ndërhyrja ruse në SHBA, gjykata i jep të drejtë Buzzfeed

Ndërhyrja ruse në SHBA, gjykata i jep të drejtë Buzzfeed

Një gjykatë federale në SHBA ka vendosur në favor të Buzzfeed, një nga mediat më të mëdha online në SHBA, e cila ishte paditur nga një biznesmen për shpifje në lidhje me publikimin e një dokumenti të paprovuar mbi aktivitetet e supozuara të presidentit Donald Trump që përfshinë Rusinë dhe pretendimet për ndërhyrjen ruse gjatë zgjedhjeve të SHBA-ve në vitin 2016.

Gjyqtarja Ursula Ungaro vendosi të mërkurën në gjykatën federale të Miamit se Buzzfeed nuk është përgjegjës për botimin e një dokumenti që ishte bërë objekt i sjelljes zyrtare të qeverisë.

Biznesmeni Aleksej Gubarev tha se ai dhe kompanitë e tij janë lidhur gabimisht me dosjen e hakerimit rus të kompjuterave të zyrtarëve të Partisë Demokratike. Gubarev, i cili është vendosur në Qipro, kërkoi dëmshpërblim të paspecifikuar nga Buzzfeed dhe redaktori i saj i lartë, Ben Smith, për pretendimet për shpifje.

Gjykata vendosi që artikulli i Buzzfeed ishte "i drejtë dhe i vërtetë". Gubarev thotë se do ta apelojë vendimin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy