Apeli rikthen Dritan Demirajn te Forcat e Armatosura, Kodheli: Do ta apelojmë vendimin

Apeli rikthen Dritan Demirajn te Forcat e Armatosura, Kodheli: Do ta apelojmë vendimin

Ministria e Mbrojtjes do të apelojë vendimin që i jep të drejtën e rikthimit në punë Dritan Demirajt, i cili aktualisht ushtron funksionin e ministrit të Brendshëm teknik.

“Menjëherë sapo të njihemi me vendimin e gjykatës të zbardhur, Ministria e Mbrojtjes do të ushtrojë rekurs përpara gjykatës së lartë”, thuhet në reagimin e MM pas njohjes me vendimin e gjykatës.

Gjykata Administrative të Shkallës së Parë i ka dhënë të drejtë Ministrisë së Mbrojtjes për vendimin që ka marrë për largimin nga FA të kolonelit në lirim Dritan Demiraj. Por, Gjykata e Apelit vendosi dje të pranojë padinë e kolonelit në lirim, i cili mund të rikthehet në detyrë.

Dritan Demiraj u shkarkua nga ministrja Kodheli në dhjetor të vitit 2014. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy