Vazhdon "gjuetia e shtrigave" në SHBA, tjetër zyrtar në dyert e FBI-së

Vazhdon "gjuetia e shtrigave" në SHBA, tjetër zyrtar në dyert e FBI-së

Vazhdojnë hetimet ose siç e quan Trump, gjuetia e shtrigave ndaj zyrtarëve të përfshirë me rusët që kanë ndihmuar në fitoren e Trump në zgjedhjet e vitit 2016.  Ish-menaxheri i fushatës presidenciale të Donald Trump, Paul Manafort po përballet me akuza që kanë lidhje me ndërhyrjet ruse në zgjedhje.  Ai u pa të afrohej në zyrën e FBI-së në Uashington së bashku me avokatin e tij mëngjesin e sotëm.  Robert Mueller është prokurori special i cili po merret me hetimin mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet që favorizuan Trumpin dhe dëmtuan kandidaten demokrate Hillary Clinton. Si nga ana amerikane si nga ana ruse mohohet kategorikisht çdo marrëveshje.

Ekipi i Mueller thuhet se ka kryer intervista të shumta me disa zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë si pjesë e hetimit. Një nga bashkëpunëtorët e Manafort, Rick Gates, gjithashtu është urdhëruar të dorëzohet tek autoritetet e të dëshmojë sipas raporteve.

Natyra e akuzave ndaj Manafort dhe Gates nuk janë ende të qarta apo me prova konkrete. Manafort, 68 vjeç ka punuar në disa fushata presidenciale republikane, duke filluar me Gerald Fordin në vitin 1976, shkruan tiranapost.al. Ai dha dorëheqjen si kryetar i fushatës së Trump në gusht të vitit  2016 pasi u akuzua se kishte lidhje me një parti politike pro-ruse që punonte në Ukrainë. Ai mohon çdo lloj lidhje të tillë.

Për Manafort thuhet gjithashtu se ishte i pranishëm në një takim me një avokate ruse, ku më pas premtoi informacione të dëmshme për rivalen e Trump, Hillary Clinton. Agjencitë e inteligjencës amerikane tashmë kanë arritur në përfundimin se qeveria ruse ka ndihmuar Trump të fitojë zgjedhjet. Por Presidenti Trump ka kundërshtuar me forcë lajmet për bashkëpunim, duke e quajtur hetimin “gjueti shtrigash”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy