Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit/ Gjykatës Speciale sot i skadon afati i shqyrtimit (VIDEO)

Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit/ Gjykatës Speciale sot i skadon afati i shqyrtimit (VIDEO)

Prokuroria e Specializuar në Hagë paraqiti më 24 prill një aktakuzë për shqyrtim në Dhomat e Specializuara të Kosovës kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK, Kadri Veseli si dhe disa personave “të tjerë” emrat e të cilëve prokuroria nuk ka dashur t’i publikojë.

E kjo aktakuzë e pakonfirmuar, nuk u bë publike me rastin e dorëzimit të saj për shqyrtim pranë Dhomave të Specializuara, por 1 muaj më vonë, më 24 qershor, saktësisht tre ditë përpara se të mbahej takimi Kosovë-Serbi në Uashington ku i pranishëm do të ishte edhe presidenti Thaçi.

Sot, janë bërë saktësisht 6 muaj prej ditës kur propozim-aktakuza është dorëzuar në Dhomat e Specializuara dhe kjo ditë përbën afatin ligjor prej kur një propozim-aktakuzë duhet të konfirmohet ose të hidhet poshtë.

Dhomat e Specializuara në Hagë nuk e kanë njoftuar ende publikun nëse aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është konfirmuar apo hedhur poshtë, ndërkohë që afati prej gjashtë muajsh për ta bërë këtë, përfundon sot.

Megjithatë, sipas Rregullores së Procedurës dhe Provave të këtyre Dhomave, një gjyqtar, në rrethana të jashtëzakonshme-nëse një prokuror i specializuar paraqet arsye të vlefshme përpara se të konfirmohet aktakuza -mund të lëshojë urdhër të përkohshëm për moszbulimin e aktakuzës para publikut, “për të parandaluar arratisjen e të akuzuarit, ose për të parandaluar ndonjë ndërhyrje tjetër në procedurë, ose trazirat shoqërore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy