
Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe 21 të tjerë të plagosur, si pasojë e një sulmi me thikë në një spital në Kinë.
Ngjarja e rëndë u shënua ditën e sotme në provincën jugperëndimore kineze të Yunnan, në një spital lokal në qarkun Zhenxiong.
Lidhur me ngjarjen një person është vënë në prangat e policisë, ndërsa nuk dihet nëse ai është autori i dyshuar.



