Kina ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se tarifat shtesë prej 10 për qind, për të gjitha importet nga Kina, që pritet të hyjnë në fuqi më 4 mars do të kenë "një ndikim serioz në dialogun dypalësh".
Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin Jian gjatë një konference për mediat.
"Kina ka kundërshtuar gjithmonë sanksionet e njëanshme që nuk bazohen në të drejtën ndërkombëtare dhe nuk janë të autorizuara nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së", tha Lin.



