
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, refuzojnë kërkesën e Moskës, për të njohur separatistët ukrainas.
Madje SHBA e dënojnë propozimin rus, për të njohur pavarësinë e dy republikave separatiste ukrainase.
Një deklaratë e tillë, u bë nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, lidhur me dy rajonet separatiste të Donbasit dhe Luhanskut.
“Një lëvizje e tillë do të kontribuonte në shkelje të së drejtës ndërkombëtare”, deklaroi Blinken, teksa shpjegonte vendimin e SHBA.



