Nafta kontrabandë, Konfindustria kërkon marrjen e masave: 40 mln euro dëm shtetit

Nafta kontrabandë, Konfindustria kërkon marrjen e masave: 40 mln euro dëm shtetit

Sekuestrimi i sasive të konsiderueshme të naftës kontrabandë ka bërë që dëmi në buxhetin e shtetit, si pasojë e fshehjes së detyrimeve fiskale, të kapë vlerën e 40 milionë eurove.

Kjo është përllogaritja që konfisndustria bën përmes një deklarate ku kërkon vënien në lëvizje të institucioneve shtetërore dhe marrjen e masave të jashtëzakonshme për të ndaluar kontrabandën e naftës.

Sipas kësaj deklarate në një periudhë 4-5 mujore deri më tani rezultojnë të sekuestruara mbi 35-45 mijë tonë karburant kontrabandë të kapur në anije tregtare në Portin e Porto Romanos/Durrës.

Konfindustria kërkon marrjen e masave të jashtëzakonshme kundër kontrabandës masive të karburanteve në vend. Konfindustria vlerëson, se mbështetur vetëm në të dhënat e bëra mediatike të institucioneve shtetërore, në një periudhë 4-5 mujore janë sekuestruar mbi 35-45 mijë tonë karburant kontrabandë të kapur në anije tregëtare në Portin e Porto Romanos/Durrës. Vlera e shitjes me pakicë e sasisë së mësipërme shkon në 45-55 milion euro. Nga sasia e mësipërme, vlera e kontrabandës/fshehjes së detyrimeve fiskale, që duhet të derdheshin në buxhetin e shtetit, mund të shkojë në 30-40 milionë euro. Sa më sipër, vjen si pasojë e drejtëpërdrejtë e shkallës së lartë të taksimit të karburanteve në Shqipëri si dhe subjektivizmit dhe korrupsionit të agjensive përgjegjëse shtetërore.

Vlerësohet, se sasitë e karburanteve të kapura në përgjithësi vijnë si pasojë e sinjalizimeve të agjensive të specializuara ndërkombëtare për shkak të shkeljes së embargos nga vende si Libia, Rusia, Irani, etj. Fitimi real në këto raste për kompanitë është shumë i lartë për shkak, se çmimi i blerjes është pothuaj 1/3 e cmimit të bursës ndërkombëtare, ndërkohë që çmimet e krahësimore të shitjes në tregun e Shqipërisë janë nga më të lartat në nivel kontinenti.

Sasitë e mësipërme janë vetëm pjesa e kontrabandës së karburanteve të kapur në anije transportuese. Këtu nuk përfshihet kontrabanda e anije transportuese, që nuk janë kapur. Gjithashtu, nuk përfshihen sasitë e karburanteve të kontrabanduara me anije peshkimi, nga rafineritë e vendit, lëvizjet ndërkufitare, etj. Sasia e vërtetë e kontrabandës së karburanteve në Shqipëri është mjaft e lartë. Krahasimi i konsumit të karburanteve ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë tregon, se vlera e kontrabandës mund të shkojë mbi 300 milion euro/vit.

Konfindustria vlerëson, se shkalla e lartë e “fshehjes fiskale” pasojë e kontrabandës masive të karburanteve, përveç dëmtimit të rëndë të buxhetit të shtetit, shkakton edhe prishje dhe çrregullime të rënda të konkurrencës ndërmjet bizneseve në gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare më pasoja shkatërrimtare në afatgjatë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy