Hamasi propozon armëpushim me tri faza për 135 ditë, deri në përfundimin e luftës

Hamasi propozon armëpushim me tri faza për 135 ditë, deri në përfundimin e luftës

Hamasi ka propozuar një plan armëpushimi në Gaza për katër muaj e gjysmë që çon në përfundimin e luftës, si kundërpërgjigje ndaj një propozimi të dërguar javën e kaluar nga Katari dhe Egjipti dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

“Reuters” citon një draft-dokument, sipas të cilit kundërpropozimi i Hamasit parashikon tre faza që zgjasin 45 ditë secila.

Propozimi parashikon që militantët të shkëmbejnë pengjet e mbetura izraelitë që ata kapën më 7 tetor me të burgosur palestinezë. Rindërtimi i Gazës do të fillonte, forcat izraelite do të tërhiqeshin plotësisht dhe trupat do të shkëmbeheshin.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti gjatë natës në Izrael pas takimit me krerët e ndërmjetësve Katar dhe Egjipt. Detajet e kundërofertës së Hamasit nuk janë raportuar më parë.

Sipas kundërpropozimit të Hamasit, të gjitha gratë izraelite pengje, meshkujt nën 19 vjeç, të moshuarit dhe të sëmurët do të liroheshin gjatë fazës së parë 45-ditore në këmbim të lirimit të grave dhe fëmijëve palestinezë nga burgjet izraelite.

Pengët e mbetur meshkuj do të liroheshin gjatë fazës së dytë dhe do të këmbeheshin në fazën e tretë. Deri në fund të fazës së tretë, Hamasi do të priste që palët të kishin arritur marrëveshje për përfundimin e luftës.

Grupi, i cili qeveris Gazën, tha në një shtojcë të propozimit se dëshironte lirimin e 1500 të burgosurve, një e treta e të cilëve donte të zgjidhte nga lista e palestinezëve të dënuar me burgim të përjetshëm nga Izraeli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy