Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësori 74-vjeçar ka çuar në pranga një ish-futbollist të njohur. Ngjarja ka ndodhur dje pas mesditës në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Në pranga është vënë Ardi Behari, i cili drejtonte mjetin me të cilin ka përplasur të moshuarin, raporon “Panorama Sport”.
“Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot (dje) rreth orës 13:30 në aksin Lushnjë Rrogozhinë. Kalimtari 74 vjeçar me inicialet N.F, banues në lagjen “Loni Dhamo” ka ndërruar jetë pas përplasjes me mjetin.
Viktima u përplas nga mjeti tip “Range Rover” me targa AA 948 LK, me drejtues Ardi Beharin, banues në Vlorë. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat, ndërsa lidhur me aksidentin vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave”, thuhet në njoftimin e policisë në lidhje me aksidentin e djeshëm.



