
“Nën drejtimin tim, inteligjenca izraelite dështoi dhe nuk dha paralajmërim paraprak për sulmin terrorist të Hamasit. Ne dështuam në misionin tonë më të rëndësishëm. Si shef i inteligjencës marr përgjegjësinë e plotë”, tha sot kreu i inteligjencës ushtarake, gjenerali Aharon Haliva.
Ne do të hetojmë tërësisht në të ardhmen. Tani të gjithë jemi përqendruar në një mision të vetëm: të shkojmë në luftë dhe të fitojmë'.
Edhe shefi i shtabit, gjenerali Herzi Halevi dhe shefi i Shin Bet (sigurimi i brendshëm) Ronen Bar, pranuan se kishin dështuar dhe nuk ishin në gjendje të parandalonin sulmin.
Izraeli u kap në befasi nga një sulm i Hamasit me raketa më 7 tetor. Në kundërpërgjigje, Izraeli shpalli luftën dhe që nga e shtuna e dy javëve më parë, janë me mijëra viktimat nga të dy palët.



