
Saimir Strati është një artist i rekordeve Guinnes. Me aktivitetin e tij me veprat e artit, artisti shqiptar është një emër i njohur jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë.
Në intervistën për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, artisti Saimir Strati flet për punën e tij ndër vite.
Unë e kam strartuar herët të marrurit me art, fillimisht me vizatime pikture, qe në moshën 5 vjec, dhe graduialisht më vonë më mozaik.
Mozaiku erdhi dhe u bë pjesë e imja, pas një periudhë që u mora me restaurimet.
Ato në fakt që të arrihen relativisht duan një kohë të gjatë, dhe bashkë më kohën duhet durim e kurajo për ti realizuar. Do duhet të bësh një rrugë tënde, ka dhe shtigje që nuk kaluar njeri por do të duhet të jesh i pari.
Po çfarë e bëri të veçantë artistin shqiptar, të jetë rekordmen të punimeve në Guinnes?.
Ai thotë se bashkë me certifikatën e parë në Shqipëri arriti të thyej edhe mentalitetin se nga Shqipëria nuk mund ta bëjmë një gjë për herë të parë pa e bërë fillimisht dikush në botë.
Rekordin e parë e kam vendosur me mozaikun e Leonadro da Vincit, të cilin e kam bërë me gozhdë.
Kam arritur të sjell certifikatën e parë në Shqipëri dhe theva atë mentalitetin se nga Shqipëria nuk mund ta bëjmë një gjë për herë të parë pa e bërë fillimisht dikush në botë.
Në rekordet Guinnes, është esenciale të përdoresh materiale të përdorshme dhe te thjeshtë.
Punoj kryesisht me gozhda, kunja dhëmbësh, me tapa, me vida, me kafe, me fasule, me pipa plastike, me kapëse teli dhe u fundit me vida prap.
Unë mundohem të thyej rekordet e mia, mundohem ti përmirësoj ato.
Ajo që më duhet ta kujtojë gjithmonë dhe jam krenar me veten është pjesëmarrja në Portugali dhe thyerja e rekordit tim.
Në vitin 2006 startova me rekordet në Guinnes, 9 janë kategori te reja dhe thyerjen kam bere ne 2014 ku kam qëndrova 48 orë pa gjumë për ta thyer atë rekord dhe krijova mozaik me tapa me gjatësi 175 metra katrorë. Ajo ka qenë sfida ime më e bukur edhe pse isha në ankth dhe ja arrita.



