
Vladimir Putin nënshkroi dekretin presidencial për rregullat e tregtisë së gazit natyror rus me të ashtuquajturat vende armiqësore për pagesë në rubla.
Këtë e ka bërë të ditur vetë lideri rus, duke shtuar se do të hyjë në fuqi nga nesër, më 1 prill.
Vendet perëndimore do të duhet të hapin një llogari në rubla me bankat ruse për të paguar gazin në rubla. Këtë e tha Vladimir Putin, sipas raporteve të TASS, duke nënvizuar se pagesa e gazit në rubla është një hap drejt sovranitetit financiar të Rusisë.



