SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun Lefter Alla (VIDEO)

SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun Lefter Alla (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live bën me dije se SPAK ka kërkua dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla. 

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse do të gjendet fajtor, Alla do të vuajë 2 vite e 4 muaj. Po ashtu ai nuk do të lejohet që për 5 vite të ushtrojë asnjë funksion publik.

Rusta bën me dije se:

Prokurori Sotir Kllapi ka kërkuar nëpërmjet pretencës në Gjykatën e Posaçme, masën e dënimit për ish-kryebashkiakun Lefter Alla në Bulqizë, i cili u arrestua pak muaj përpara se sa Shqipëria të kalonte në zgjedhjet lokale. U arrestua për ‘shpërdorim detyre’ në aferën e tenderit të Ujësjellësit. 3 vjet e 6 muaj është pretenca. Pjesën më të madh e ka kaluar në paraburgim z.Alla, ndërsa si dënim plotësues është 5 vite mos pasja e të drejtës për të ushtruar një funksion publik dhe me gjykim të shkurtuar 2 vite e katër muaj. Tani pritet që në javët e ardhshme Gjykata e Posaçme të shprehet me vendim për këtë çështje që sipas SPAK është një aferë korrupsioni, duke shpërdoruar detyrën dhe duke bërë letra fiktive për tenderin, teksa është firmosur kur z.Alla nuk ndodhej fare në zyrë, dhe nuk është bërë fare mbledhja, pasi kompanitë fituese i përgatisnin vetë letrat dhe i çonin të gatshme. Nga ana tjetër, z.Alla edhe ditën e sotme teksa është lexuar pretenca, ka kërkuar pezullimin e burgimit dhe kalimin në arrest shtëpie ose detyrim paraqitje, me argumentin s’e nuk do t’i shmangem drejtësisë. Kjo kërkesë është rrëzuar.

Për ish-zyrtarët e tjerë SPAK kërkon:

Rubin Kola  2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtrojë asnjë funksion publik

Arsen Gjoka 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtrojë asnjë funksion publik

Kujtim Zogu 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtroje asnjë funksion publik

Erjon Isaku 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj dhe 5 vite jashtë funksioneve publike

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy