“21 Janari”, Abilekaj: Fabul politike dhe show hipokrit, Rama nuk është i interesuar për drejtësi

“21 Janari”, Abilekaj: Fabul politike dhe show hipokrit, Rama nuk është i interesuar për drejtësi

Analisti Enton Abilekaj në studion e Të Paekspozuarit në MCN TV e ka cilësuar 21 janarit si një fabul politike, ndërsa thekson se Rama nuk është aspak interesuar për drejtësi.

Ai tha se të gjitha këto fakte të reja që po dalin janë në kuadrin e një show hipokrit dhe se sipas tij gjithçka është e qartë se ajo ishte një krim shtetëror.

Mendoj që 21 janari është bërë një fabul politike e Edi Ramës e cila duhet të ketë gjithmonë një ushqim të ri sa vite kalojnë, por ai nuk është i interesuar për drejtësi. Këto fakte të reja dolën një ditë para 21 janarit, por pse dolën pikërisht një ditë para dhe jo 6 muaj para etj etj, sepse kjo është për të plotësuar kuadrin e një show hipokrit për një ngjarje që nuk janë duke kërkuar drejtësi por po e përdorin politikisht. Ajo është e qartë që ishte një krim shtetëror e urdhëruar nga i gjithë zinxhiri politiko-ushtarak i asaj kohe që me kalimin e viteve sot jemi në kushtet që çështja mund të jetë parashkruar. Do të jetë një çështje sa për sy e faqe sepse sot jemi në një krim pa fajtor.

Ndërsa i pyetur nëse ky është një material i vërtetë, Abilekaj tha se materiali nuk është i plotë për të kuptuar nëse ka urdhër politik apo jo.

Aty nuk thuhet se çfarë ka thënë ministri i brendshëm, aty thuhet garda ka dhënë një komunikim jo zyrtar ku për shkak të këtij komunikimi është ajo që ne kemi  dyshuar ka ndodhur me një urdhër politik. Kjo është ajo që na tregon por ne këtë e dimë, ne e dimë që Ndrea Prendi ishte një i përzgjedhur politik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy