Aktori britanik Julian Sands është identifikuar si alpinisti që u zhduk në malet San Gabriel javën e kaluar. 65-vjeçari u raportua i zhdukur në zonën Baldy Bowl të premten, mes motit të keq në Kaliforninë jugore.
Mali Baldy ndodhet në malet San Gabriel në kontenë San Bernardino. Ekipet e kërkim-shpëtimit ishin në mal në kërkim të Sands, por për shkak të motit të keq dhe një kërcënimi orteku, shpëtimtarët u detyruan të pezullonin përpjekjet e tyre të kërkimit, tha Huerta.
Zyrtarët vazhdojnë të përdorin dronët për të kërkuar Sands, por janë të kufizuar me burime të tjera për shkak të motit në malin Baldy.

Në një postim në Facebook , agjencia tha se gjatë katër javëve të fundit, ekipet e kërkim-shpëtimit u janë përgjigjur 14 misioneve të shpëtimit në malin Baldy dhe në zonën përreth.
Sands është i njohur për rolet në filma të famshëm dhe drama televizive, duke përfshirë A Room With A View, 24 dhe Smallville.



