Anxhela Peristeri është shpallur fituese e Festivalit të 59-të të Këngës. Këngëtarja tashmë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Karma”, me tekst të Olti Currit, dhe muzikë të Kledi Bahitit.
Ndërsa vendin e dytë në këtë festival e fitoi Festina Mejzini me këngën “Kush je ti dashuri”.
Vendin e tretë e fitoi Sardi Struga me këngën “Kam me t’ba me kajt”. Moderatorët e këtij viti ishte Jonida Vokshi dhe Blendi Salaj.
Kurse juria që përzgjodhi këngët që konkuruan këtë vit ishte e përbërë nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku dhe Eugent Bushpepa.



