Dalin detaje të reja për vdekjen e DJ të njohur suedez

Dalin detaje të reja për vdekjen e DJ të njohur suedez

Vdekja e DJ të njohur suedez, Avicii, i la të shokuar fansat e tij në gjithë botën. Por rreth dy javë pas ngjarjes, dalin detaje të vetëvrasjes. 28-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke prerë enët e gjakut me një copë xhami, me shumë gjasa pjesë e një shisheje.

Sipas TMZ-së, e cila u referohet burimeve të veta, prerja me xham i ka shkaktuar një hemorragji që ka rezultuar fatale. “dy burime na kanë konfirmuar se Avicci ka thyer një shishe dhe e ka përdorur xhamin për t’u prerë”, shkruan TMZ. Megjithatë, burimet hedhin hipoteza kontradiktore për vendin e plagës, duke hamendësuar mes qafës dhe krahëve.

Pak ditë më parë, familja e DJ të njohur suedez bëri të ditur se ai po kalonte një periudhë depresioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy