Bregu reagon ashpër pas lajmeve se theu bojkotin e opozitës dhe "shpërthen" ndaj gazetarëve

Bregu reagon ashpër pas lajmeve se theu bojkotin e opozitës dhe "shpërthen" ndaj gazetarëve

Pas disa lajmeve të ndryshme se deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Majlinda Bregu theu bojkotin duke vijuar punën në kuvend, ka sjell një reagim të ashpër të kësaj të fundit.

Ish-ministrja e Integrimit hedh vrer ndaj mediave duke theksuar se lajmi nuk është aspak i vërtetë. Bregu në një status në rrjetin social "Facebook", thekson se mediat po banalizojnë të verteten, dhe sipas saj kjo eshte kriza juaj, jo e imja!

Reagimi i Majlinda Bregut

Te dashur miq e ish miq e hic miq te medias,

Po banalizoni te verteten! Dhe kjo eshte kriza juaj, jo e imja!

Një sqarim për lajmin “Bregu thyen bojkotin duke shkuar në Kuvend”

E fundit gje qe mund t’i bej vetes eshte ta lejoj te viktimizohet nga disa gazetare, kalemxhinj, thashethemexhinj, injorante politike e gjithe shpuren e ketij soji. Ku doni te dilni me kete lajm qe meqe kam takuar dje Zv Ministrin e jashtem Estonez ne zyre, paskam thyer bojkotin?!

Cilin bojkot?!

Ka ndonje bojkot per te zhvilluar takime pune?! Ka ndonje bojkot per takime me nderkombetare?! Apo duhet t’i bejme takimet ne kafe?! Pse nuk bete lajm per thyerje bojkoti kur takuam ne KUVEND bashke me koleget Paloka e Spaho, znj. Mogherini?!

Te dashur miq e ish miq e hic miq te medias,

Behuni serioze.

I keni lejuar boll vetes te jeni kontributore reale e me peshe ne prodhimin e lajmeve te genjeshterta.

Ky lavazh truri, kjo trallisje e cektesi qe ka kjo shoqeri sot, eshte edhe ne saje te punes tuaj te palodhur per te perfolur n vend te te folurit, per te gjykuar ne vend te te menduarit, per te orientuar mendime e veprime kallep.

Sic i doni ju sic i gjykoni ju!

Po banalizoni te verteten! Dhe kjo eshte kriza juaj,jo e imja!

Shqipëria sot është vendi i njëqind krizave. Por më e rënda është verbëria morale e ligësia e fshehur pas parimeve që po trimëron kanibalët e gjuhës, gaztorët e oborreve të pushtetit dhe këta heronjtë e fallsifikimit të përditshem, qofshin politikanë, gazetarë apo biznesmenë.

Kaq!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy