Një peticion kundër surrogacisë dhe martesave gay po mbahet aktualisht në sheshin “Skënderbej”, i iniciuar nga pastori Akil Pano dhe Koalicioni pro Familjes dhe Jetës.
Gazetari Andon Kello në një raportim për edicionin MCN TV bën me dije se sapo të mblidhen firmat, peticioni do të dërgohet në Kuvendin e Shqipërisë.

"Ra në sy që të gjithë pjesëmarrësit në peticion mendojnë se e gjithë kjo është një axhendë politike, si pr.ligji për surrogacinë si edhe e ashtuquajtura martesa e parë gay në Shqipëri që ndodhi pikërisht në tarracën e Bashkisë së Tiranës. Ka pasur mjaft rezerva ndaj kryebashkiakut Veliaj, dhe e kanë akuzuar për një axhendë politike, por edhe për shpërqendrim nga aferat e Bashkisë së Tiranës. Po mbahen disa fjalime nga qytetarë që mendojnë se peticioni është i drejtë"



