Sulmi masiv rus/ Zelensky- Perëndimit: Koha për veprimin vendimtar është tani

Sulmi masiv rus/ Zelensky- Perëndimit: Koha për veprimin vendimtar është tani

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy u ka bërë një lutje tjetër partnerëve perëndimorë për të rritur ndihmën e tyre, pasi Rusia nisi atë që ai e përshkroi si "një nga sulmet më të mëdha, një sulm i kombinuar, që përfshin mbi njëqind raketa të llojeve të ndryshme dhe rreth njëqind 'Shaheds'.

Ndër të tjera ai shprehet se koha për një veprim vendimtar ndaj Rusisë është pikërisht tani.

Në gjithë Ukrainën, ne mund të bëjmë shumë më tepër për të mbrojtur jetët nëse aviacioni i fqinjëve tanë evropianë do të operonte në bashkëpunim me F-16 dhe sistemet tona të mbrojtjes ajrore.

Nëse një unitet i tillë ka rezultuar efektiv në Lindjen e Mesme, ai duhet të funksionojë edhe në Evropë. Ukraina nuk mund të kufizohet në aftësitë e saj me rreze të gjatë kur terroristët nuk përballen me kufizime të tilla.

Amerika, Britania, Franca dhe partnerët tanë të tjerë kanë fuqinë të na ndihmojnë të ndalojmë këtë terror. Koha për veprim vendimtar është tani.

Një zyrtar i ministrisë së jashtme të Ukrainës tha se sulmi rus të hënën kishte shënjestruar një hidrocentral në rajonin e Kievit. Ai bëri thirrje për veprim global dhe tha se sulmi përbën një krim lufte.

Nga ana e saj Rusia pretendon se ka goditur armët dhe municionet perëndimore në dy fusha ajrore të Ukrainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy