Gazetarja investigative Klodiana Lala në emisionin Të Paekzpozuarit në MCN TV ka veçuar tre ngjarje si më të rëndësishme për vitin 2022.
Ajo tha se një prej tyre është atentati mafioz i 17 korrikut, ku mbeti i vrarë kushëriri i Vis Martinaj, Brilant Martinaj, eksplozivi vendosur Aleksandër Sadikaj tek rreth rrotullimi i TEG-ut dhe rasti i Arben Mërkurit.
Atentati mafioz i 17 korrikut ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj, kushëriri i Vis Martinaj dhe dy miqtë e tij mund të konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme sepse për fatin e Martinaj ende skam një përgjigje nëse e kanë vrarë apo e ka inskenuar. Ishte e fortë sepse ju dha një mesazh i fortë Vis Martinaj përmes miqve të tij. U zgjodh një aks kryesor i vendit për tu kryer kjo ngjarje. Marr në konsideratë edhe faktin se Vis Martinajt i ishin vënë në shënjestër të gjithë miqtë e tij, dhe e kam thënë se nëse policia nuk do ndërhynte do kishte një masakër tjetër dhe ajo ishte ngjarja e Milotit. Kjo është ngjarja më rëndësishme sa i përket krimit të organizuar.
Një tjetër ngjarje ishte dhe eksplozivi ndaj Aleksandër Sadikaj tek rrethrrotullimi TEG, për mënyrën si u kthye sepse atentate të tilla nuk ishin parë që nga koha e ish gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konom. Dhe rasti i tretë që nuk bëri bujën e duhur në media ishte Arben Mërkuri i cili dyshohej i përfshirë në shumë atentate dhe duke qenë personazh me shumë dritëhije me grupet kriminale mendoj se ajo ngjarje riformuloi botën e krimit në Durrës. Këto janë tre ngjarjet më të rënda që kanë dominuar krimin.



