“Shfajësohet” Rama: Ne i bëmë detyrat, dështoi konsensusi në Këshillin Europian (VIDEO)

“Shfajësohet” Rama: Ne i bëmë detyrat, dështoi konsensusi në Këshillin Europian (VIDEO)

Kryeminsitri Edi Rama pas dështimit me negociatat ka dalë sot një konferencë për mediat duke thënë se nuk është përgjegjësi e Shqipërisë për “JO-në” nga BE.  Rama shtoi se gjithçka ka ardhur pas një përplasje mes Francës dhe Gjermanisë për zgjerim ose jo të mëtejshëm të Bashkimit Evropian.

Kreu i Qeverisë, Edi Rama tha sot se refuzimi i hapjes së negociatave erdhi si rezultat i mos arritjes së dakordësisë mes vendeve të BE-së

“Nga ana e Macron nuk ka pasur asnjë hapje. Në konferencën për shtyp i dha të gjitha më shkoqur se vendet e tjera. Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces. Kjo që ka ndodhur është rezultat i mosarritjes së konsensusit mes vendeve të BE-së, për arsyet e tyre. Dëshiroj ta them se është vërtet e tepërt kur i shtohen bisha kësaj që është thelbësore, jo po azilantët, jo po kjo. Këto janë bishta!”, u shpreh Rama.

“Nuk e them unë, këtë e ka thënë jo vetëm me shkrim KE por e keni dëgjuar vetë të thuhet nga një pjesë e madhe e kryeministrave europiane dhe kancelarja e Gjermanisë. Kam marrë një numër të konsiderueshëm mesazazh nga kryeministrat e pranishëm në takim. Kam komunikuar edhe me presidentin e Francës. Nëse duam të shikojmë drejt në sy të vëretën ëshët ajo që kam dhënë prej disa kohësh se procesi po shkonte drejt një përplasje mes Francës dhe Gjermanisë. Ndërkohë që Gjermania bëri një lëvizje për shpresën e një kompromisi. Nga ana e Macron nuk ka pasur asnjë hapje. Në konferencën për shtyp i dha të gjitha më shkoqur se vendet e tjera. Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces. Kërkon Reformim deri në pikën që të arrihet në një tjetër objektiv për horizontin e integrimit. Ndërveprimi për BP nuk mund të zhvillohet me të njëjtin mekanizëm. Liderët e BE e kanë thënë shumë qartë që kjo që ka ndodhur është një rezultat i mosarrtijes së konsensusit mes vendeve anëtare për arsyet e tyre. Është e tepërt kur i shtohen bishta thelbësores. Jopo azilantët. Jo ne dhe Maqedonia por cilido nga vendet nuk do të kishte marrë konsensus. Kemi marrë një refuzim. Rruga jonë është e njëjta pa asnjë ndryshim. Çfarë kemi bërë deri tani e kemi bërë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë për vendin tonë. Reforma në Drejtësi nuk i është kërkuar fare vendeve të tjera. E kemi bërë sepse është gjëja e duhur për ne. E duhura për popullin dhe vendin tonë. Do të vazhdojmë po njësoj me plotësimin e parakushteve të vendosura në votën “Po” të Bundenstagut. Do të vashdojmë më pas me pjesën tjetër, pikë për pikë kërkesa për funksionimin më të mirë të institucioneve. Jo sepse e ka kërkuar Gjermania. Do t’i bëjmë të gjitha të tjerat pa ndryshar asgjë. Është një lojë qasjesh dhe interesash që është shumë më e madhe sesa ne. ASkush nuk e ka përjashtuar perspektivën e integrimit tonë si rajon. Në fund të fundit, integrimi është një proces transformimi të brendshëm", tha mes tjerash Kryeministri Rama. 

Rama mori për shembull Maqedoninë e Veriut, duke thënë se ata ndërruan emrin pasi morën premtimin se do të hapnin negociatat dhe sërish BE nuk e bëri këtë gjë. Sipas tij, arsyeja e vetme është e thjeshtë, Franca ka vendosur një bllokadë dhe ka ngritur shqetësime që nuk kanë të bëjmë me atë që kanë arritur vende si Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

“ Ironia, ka 14 vjet që Maqedonia pret të çelë negociatat. E detyruan të ndërrojë emrin, të ndërrojë identitetin në kuptimin e kartës së identitetit, duke i premtuar se u bë kjo dhe u zgjidh.. dhe ja ku jemi! Kishte plot që thonin se duhej të ndahej Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Asnjëherë nuk ka qenë një opsion, sepse po ju them dhe njëherë. Nuk ka lidhje me çfarë ka bërë Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Imagjinojeni, ata ndërruan emrin, çfarë mund të bësh më shumë se ata? Por u gjendëm në një moment në BE, ku po ndodh një përplasje e madhe konceptuale në Evropë mes Gjermanisë e Francës.

Mjaftueshëm në raport me çfarë? Sepse nëse e konsiderojmë progresin si një progres të lidhur me gadishmërinë për tu bërë anëtar, patjetër është është i pamjaftueshëm. Por nëse krahasojmë se çfarë na është kërkuar dhe çfarë kemi bërë, ne kemi bërë shumë më tepër. Cilido që të ishte në vendin tonë dje, nuk do ta merrte dritën jeshile”, u shpreh Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy