
Kreu i këshillit të agrobiznesit Agim Rrapaj, thotë se këtë vit është konstatuar prodhim i bollshëm i vajit të ullirit, por për shkak të çmimit të ulët mesatarisht 400 lekë për litër, fermerët nuk kanë interes për ta shitur.
Nga studio e MCN Economy, ai deklaroi se duke pasur parasysh kërkesë-ofertën që është rregullatori i çmimit të tregut, kur oferta është më e madhe se kërkesa, do ketë këtë situatë si kjo që po ndodh.
Ai tha se kjo situatë na ka gjetur të papërgatitur dhesë nuk kemi vepruar me efiçencën e duhur në këtë situatë.
Vaji i ullirit nuk është produkt që prishet, por që fermerët mund ta racionojnë dhe ruajnë vajin sipas interesave të tyre.
Në kushtet familjare nëse e përpunojmë ullirin për vaj dhe e çojmë në shtëpi për ta rishitur, vaji për tu maturuar kërkon 60-72 ditë, këtij procesi fermerët tanë nuk i kushtojnë rëndësi.
Nuk mund të shitet një vaj në eksport sidomos i padekantuar dhe i pamaturuar. Vetë fermerët kanë mundësi ta bëjnë këtë proces duke e dekantuar vajin në mënyrë që të marrë cilësinë e nevojshme dhe të ketë mundësi për t’u eksportuar.
Është pothuajse e pamundur të eksportojmë vaj pa cilësinë e duhur. Nuk skuqet me vaj ulliri dhe disa produkte të tjera me vaj ulliri, nuk është tani sezoni i përdorimit të vajit të ullirit.
Do përdoret me shumicë në sezonin turistik, në periudhën e verës. Duhet të përgatitemi dhe të racionojmë shitjen.
Mirëkuptoj familjet që duan të grumbullojnë një sasi lekësh për fundvit, por nuk mirëkuptoj fabrikat që e dinë si duhet të punojnë për eksportin.
Kjo kategori e ka mundësi që të shesë aq sa tregu mban. Çmimi i ulët është se ka më shumë ofertë se sa kërkesë.
A ekziston një lloj organizimi që t'i dalim përballë kësaj? Nuk jemi të përgatitur akoma, duhet 60-72 ditë për tu dekantuar vaji, pasi në të kundërt nuk është ekstra i virgjër.
Është vështirë të gjesh treg për këtë vaj që kemi ne sot, që nuk është ekstra i virgjër. Nuk i kushtojmë rëndësi kësaj.
Në fund duhet ta bëjmë vetë ne jo të tjerët. Ka kompani që kanë depozita të mëdha deri në 2-3 mijë ton që mund ta bëjnë eksportin e vajit të ullirit, por ndodhen para sasisë së grumbullimit.
Është e frikshme thonë grumbulluesit që kanë bërë tentativat për eksport. Ne na kërkohet sasi e konsiderueshme, por nuk e dimë a do e plotësojmë sasinë e nevojshme që kërkohet për eksport, sepse çdo gjë është të copëzuar.
Pësimi duhet të na bëhet mësim! Kjo është periudhë eksporti. Nuk del dot për eksport fermeri i veçantë. Kjo situatë që është krijuar tani nuk e zgjidh dot fermeri, por grumbulluesi.
Në të gjithë zërat e prodhimit të ushqimit ka probleme me tepricat që nuk grumbullohen, pasi nuk janë të kooperuar ashtu siç duhet me qendrat e grumbullimit.
Nëse vaji ndahet sipas kategorive nuk mbetet stok. Të këmbëngulim fort që fermerët të lidhin kontrata me grumbulluesit.
Në vijim Rrapaj tha se kemi treg informal jo vetëm tek vaji i ullirit, por edhe fermerë të paregjistruar.
Ai shtoi se nuk ka informacion që fabrikat të punojnë në informalitet pasi është risk shumë i madh.
Nëse nuk këmbëngulim që të gjithë, duke filluar që nga familja që të prodhojmë vaj të virgjër dhe ekstra të virgjër dhe produktin natyral ta përdorim për vete, nuk kemi zgjidhje.
Nuk ka treg për vajin që kemi ne me këtë cilësi për eksport, me këto çmime që duam ne, sepse ne konkurrohemi fuqishëm nga vende të tjera.



