
Në politikën agresive anti-ruse, Perëndimi ka shkuar përtej çdo kufiri.
Kështu deklaroi Presidenti rus, Vladimir Putin në fjalimin e tij për mediat.
Do të përdorim të gjitha mjetet në dispozicionin tonë dhe ata që po përpiqen të përdorin shantazh bërthamor kundër Rusisë do të zbulojnë se kartat në tryezë mund të kthehen kundër tyre. Unë nuk po bëj bllof.
Putin shpalli një mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi, çka shënon një përshkallëzim të ri në agresionin kundër Ukrainës.
Territoret e Ukrainës që shpallën referendumin për t'u bashkuar me Rusinë kanë mbështetjen e Moskës.



