Sulmet mes Hezbollahut dhe Izraelit/ Shefi i OKB-së, thirrje për de-përshkallëzim

Sulmet mes Hezbollahut dhe Izraelit/ Shefi i OKB-së, thirrje për de-përshkallëzim

Shefi i OKB-së Antonio Guterres ka bërë thirrje për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës në Lindjen e Mesme.

Guterres thotë se shkëmbimi i zjarrit midis Hezbollahut dhe Izraelit e vë në rrezik popullsinë libaneze dhe izraelite dhe kërcënon “sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga rritja e shkëmbimeve të zjarrit përgjatë Linjës Blu. Këto veprime vënë në rrezik popullsinë libaneze dhe izraelite dhe kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Bëj thirrje për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe u bëj thirrje palëve të ndërpresin armiqësinë ”, tha ai në një postim në X.

Raportohet se një sulm me dron është kryer nga Izraeli së fundmi në qytetin lindor të Zawtar.

Hezbollahu dhe forcat izraelite shkëmbyen sulme përtej kufirit Izrael-Liban më herët, duke përshkallëzuar ndjeshëm tensionet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy